• U SHPALEN FINALISTËT TË GARËS PËR ÇMIMIN PËR NDRYSHIMET SOCIALE NË KOSOVË

    Programi Çmimi për ndryshimet sociale (Social Impact Award)  është duke u realizuar për herë të parë këtë vit në Kosovë. Rezultat i këtij janë dhjetëra të rinjtë, të cilët kanë marrë pjesë në punëtoritë offline të drejtpërdrejta edukative dhe mijërat që kanë ndjekur  gjithë këtë – online.

    Kemi kënaqësinë të madhe të ju prezantojmë  finalistët e garës për Çmimin për ndryshimet sociale (Social Impact Award) në Kosovë për idenë më të mirë të biznesit social. Kemi pranuar 23 aplikacione të plota, kurse u miratuan tetë në vijim, për periudhën e inkubacionit:

    • Nga Nena,
    • Salad and jar,
    • Ndryshe,
    • Proizvodnja EKO/PVC kesa,
    • Home Arts,
    • Kroz borilačke veštine do boljeg zdravlja,
    • VTL Gallery Shop,
    • Izrada nameštaja od paleta.

    Të gjithë finalistëve do të jepet mundësia që gjatë periudhës gjashtë-javore të inkubacionit dhe punës me mentorët, të zhvillojnë idenë e tyre dhe të kualifikohen për njërin nga çmimet, në shumë prej  1.500 euro të kapitalit fillestar dhe udhëtimin në Beograd në Samitin e Çmimit për ndryshimet sociale. Urime!

    Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit të cilët, në këtë konkurrencë të ngushtë, nuk arritën të kualifikohen në fazat e mëtejshme të garës dhe i urojmë shumë suksese në punën e tyre të mëtutjeshme. Falënderojmë të gjithë për besimin dhe përkushtimin e treguar që nga fillimi i garës për Çmimin për ndryshimet sociale (Social Impact Award) në Kosovë.

    Jemi thellësisht të bindur se, pikërisht biznesi social – biznes me zemër – është model i biznesit të shoqërisë moderne, në të cilin, derisa sinqerisht e do atë që e bën dhe bën atë që e do, njëkohësisht e ndihmon  komunitetin tënd lokal  dhe ndryshon shoqërinë për të mirë. Kjo është edhe arsyeja pse zemra jonë mbushet plotë kur kaq shumë  të rinj në Kosovë ndanë të njëjtin vizion dhe pasion me ne!